Për gazetarin dhe analistin, Genc Burimi, kryeministri Edi Rama tanimë ka hapur shumë fronte, përfshirë këtu atë me opoztën, drejtësinë, PS dhe ndoshta dhe me SHBA, dhe nuk di ku ta shprehë zemërimin e tij.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Burimi tha se Rama po përpiqet të tregohet i fortë me të dobëtit, teksa iu referua këtu përplasjes me Elisa Spiropalin në Asamblenë e PS dhe me Erion Veliajn nga burgu.
Sipas Burimit, kjo është një situatë paradoksale, sa kohë që të tijët e akuzojnë për vjedhje votash me bandat e krimit, ndërkohë që Rama është po ai që u kërkon shqiptarëve votën.
Kemi shumë fronte. Sepse kryeministri ka frikë se janë hapur shumë fronte, me opozitën, me drejtësinë, me PS, ndoshta dhe me SHBA. Është diçka më tepër dhe e habitshme se përse Rama e provokon këtë.
Duke hapur këtë front të ri, Rama tërheq vëmendjen ose është një kryeministër që është bërë si Perandori që është çmendur kopmlet dhe s’di ku të shprehë zemërimin e tij, si me Spiropalin e Veliaj dhe s’e fsheh me asnjë lloj kompleksi. Është një personazh i rrethuar në cark dhe ka frikë.
Po tregohet i fortë me të dobtët duke u kapur me Spiropalin dhe futur në burg Veliaj. Është situatë paradoksale. Në një moment në asamble në lidhje me Veliaj, Rama përdori termin absurditet, e tha këtë fjalë për vendimin e GJK. Sa absurde është situata që me gjithë këto puseta të hapura, PD ka kohë që e përmend, në Shqipëri zgjedhjet vidhen nga bandat.
Dhe veliaj në letrën e tij në asamble këtë i thotë, ma thua ti që ke vjedhur zgjedhjet me bandat e krimit. Bashkia e Tiranës dhe qeveria akuzojnë njëra-tjetrën për shtrembërimin e zgjedhjeve, dhe kryeministri ka kurajon të bëjë asamble për t’u kërkuar sërish votën shqiptarëve dhe kjo është absurde.
Kjo më duket surealiste. U thotë shqiptarëve u vodha paratë, votën, zgjedhje e sërish dua votën. Këta jetojnë në një ishull e të shkëputur nga Shqipëria dhe bota, janë komplet ‘lakuriq’ në paturpësinë e tyrë. S’duhen falur.
© SYRI.net
Deklaratat e Spiropalit dhe Veliajt për Ramën dhe Ballukun, Kalaja: Në Partinë Socialiste është hapur puseta...
Vazhdon situata e ngrirë/ Rama dhe Kurti shmangin njëri-tjetrin edhe në Manastir
U varrosën veprat e pavdekshme të rilindasve', Berisha: Duhet korrigjuar arbitrariteti i kongresit hoxhist të drejtshkrimit!