Pas ngjarjes në fshatin Neviçisht të Korçës, një tjetër plagosje me thikë u rregjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit. Plagosja mësohet se ka ndodhur në lagjen 4, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i plagosur 39 vjeçari Olger Vesho.
Forcat e komisariatit të policisë Pogradec kanë identifikuar autorin dhe kanë bërë arrestimin e tij. Sipas të dhënave, autori është një 55 vjeçar me inicialet Genci Gegprifti.
I plagosuri ka marrë dëmtime në pjesën e qafës dhe në dorë ndërsa raportohet jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale janë dërguar në prokurori për veprën penale "vrasje me dashje e ngelur në tentativë".
© SYRI.net
Media britanike: Çdo ditë burgoset një trafikant shqiptar droge, TikTok-u po ushqen ciklin e krimit
Policia gjen pronarin e Volkswagen-it të braktisur në kanalin me ujë në Kallm, mister mbetet personi që e drejtonte
Tragjike/ Shqiptarja humb jetën pasi makina doli jashtë rruge, plagosen 3 fëmijët, një në gjendje të rëndë