Tre persona hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen në Kamenicë
Tre persona, dy shtetas serbë dhe një shtetas kosovar, janë ndaluar në fshatin Tërstenë të Kamenicës, nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar më 22 nëntor, rreth orës 11:05, kur të dyshuarit dyshohet se kanë kaluar kufirin me një automjet.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.















