Monday / November 23 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota

Sulmet në Gjirin Persik mbajnë naftën mbi 92 dollarë për fuçi, rrezikohet furnizimi

Share Share Icon

Çmimet e naftës qëndruan pranë nivelit të 92 dollarëve për fuçi në tregtimin e së hënës, ndërsa sulmet ndaj transportit detar dhe infrastrukturës energjetike në Lindjen e Mesme vijuan të mbajnë të lartë primin e rrezikut gjeopolitik, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

Nafta Brent ra me 0,51%, në 92,10 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI zbriti me 0,52%, në 82,98 dollarë. Të dy standardet kishin regjistruar humbje edhe gjatë javës së kaluar, me Brent që ra me 4% dhe WTI me 5%.

Sipas Reuters, lëvizjet e fundit në tregun e naftës po ndikohen nga zhvillimet e konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Të dielën, lëvizja Houthi, e mbështetur nga Irani, pretendoi se kishte sulmuar një rafineri nafte në Arabinë Saudite, ndërsa autoritetet britanike të operacioneve detare raportuan disa sulme ndaj anijeve në Gjirin Persik dhe pranë Ngushticës së Hormuzit gjatë fundjavës.

Ndërkohë, Bahreini njoftoi se një sulm iranian kishte goditur një objekt industrial civil të shtunën. Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte ndërmarrë një sulm me raketa dhe dronë ndaj pozicioneve ushtarake amerikane në këtë vend, ku ndodhet edhe Flota e Pestë e Marinës amerikane.

Zhvillimet kanë mbajtur në vëmendje rrezikun për transportin detar dhe furnizimin me naftë nga rajoni, ndërsa tregu po ndjek paralelisht përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve.

Ministrat e vendeve të OPEC+ pritet të zhvillojnë një seri takimesh më 29 nëntor, ku do të diskutojnë politikën e prodhimit të grupit për vitin 2027. Organizata përfshin vendet anëtare të OPEC-ut dhe prodhues të tjerë, mes tyre Rusinë.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton ndaj Ukrainës, hapet rruga për negociatat me BE-në

Hungaria pritet të heqë veton për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian, duke i hapu...

3 days më parë 3 Min Lexim

Kriza e strehimit, si po përpiqen ta përballojnë vendet europiane

Çmimet e banesave në Bashkimin Europian janë rritur me pothuajse 70% që nga viti 2015, ndërsa qiratë janë shtrenjtuar me 25%, duke tejkaluar ndjesh...

3 days më parë 7 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!