Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, ku një 39-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pas një konflikti për motive të dobëta.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ku gjatë konfliktit është plagosur me mjet prerës shtetasi Olger Vesho, 39 vjeç.
Pas njoftimit për ngjarjen, forcat e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, 55-vjeçari Genci Gegprifti.
I plagosuri ka marrë dëmtime në pjesën e qafës dhe në dorë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë.












