Po udhëtonin drejt një feste ditëlindjeje, aksidenti i merr jetën 31-vjeçares shqiptare në Itali! Plagosen 3 fëmijë

23 Nëntor 2026 | 09:47

Një grua ka humbur jetën dhe tre fëmijë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur paraditen e së dielës në Prata di Pordenone, në provincën e Pordenones, në Itali.

Sipas raportimeve të mediave vendase, aksidenti ndodhi në orët e mëngjesit të së dielës, në rrugën Vittorio Emanuele. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, automjeti dyshohet se ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Sipas informacioneve të bëra publike, familja po udhëtonte drejt Villanovës, ku ishte e ftuar në një festë ditëlindjeje.

Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, 31 vjeçe, me origjinë shqiptare. Ajo udhëtonte së bashku me dy fëmijët e saj, të moshës 15 dhe 11 vjeç, si dhe një mik të tyre, të cilët kanë pësuar dëmtime të ndryshme.

Në gjendje më të rëndë është vajza 15-vjeçare, e cila u transportua me helikopter drejt spitalit të Udines. Dy të miturit e tjerë të plagosur u dërguan në spitalin e Pordenones, në gjendje të klasifikuar si jo kritike.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe karabinierët, ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, arrestohen 3 persona

Tre persona janë vënë në pranga nga autoritetet në Kosovë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Mësohet se të...
09:23 | 23/11/2026

Dyshime për spiunazh, Greqia dëbon dy diplomatë rusë

Dy diplomatë rusë janë dëbuar nga Qiproja nën dyshimin për spiunazh, konfirmuan dy zyrtarë qipriotë për Politico. Sipas dy zyrtarëve të lartë të qeverisë qipriote,...
09:01 | 23/11/2026

Igor Dodik mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

Presidenti i Republikës Sërpska, Savo Miniç, e ka mandatuar të dielën Igor Dodikun për formimin e qeverisë së re të këtij entiteti serb të Bosnje...
16:37 | 22/11/2026