Reshjet e dendura të shiut bllokojnë një lagje në Xibër, probleme edhe në rrugën e Arbrit
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në fshatin Shkallë të Xibrit, në Klos, ku tejfryrja e zallit të Murrizit ka izoluar plotësisht lagjen “Meta”.
Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, banorët e kësaj lagjeje e kanë të pamundur të lidhen me Rrugën e Arbrit, pasi ura e vetme që përdorin për të kaluar është prej druri. Situata paraqitet problematike edhe për shkak se reshjet vijojnë, ndërsa niveli i ujit në zallin e Murrizit vazhdon të rritet.
Ndërkohë, probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, ku si pasojë e fryrjes së përrenjve ka prani të ujit në disa segmente. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga reshjet.




