Simeone vendos rekordin historik në La Liga: Shumë punë, përpjekje e lojtarë të përfshirë në një ide

23 Nëntor 2026
9:45
Telesport
back button

Diego Pablo Simeone po shijon ende fitoren 3-0 kundër Getafe në La Liga, e cila nuk vlen vetëm tre pikë për Atlético Madrid, por i jep edhe një rekord të ri trajnerit argjentinas: 345 fitore në La Liga, më shumë se çdo trajner tjetër në historinë e divizionit të parë spanjoll.

Këtë arritje, Cholo ia atribuon punës në grup dhe qëndrueshmërisë së ndërtuar gjatë viteve. Trajneri argjentinas ishte i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij, duke theksuar aftësinë e tyre për ta interpretuar ndeshjen në mënyrë korrekte.

“Ekipi luajti një ndeshje të mirë. Ata e kuptuan si të bënin presion të mirë dhe si ta dëmtonin Getafe”, shpjegoi Simeone, duke u penduar vetëm që nuk e mbyllën ndeshjen më shpejt.

Simeone foli më pas për rekordin e tij personal, duke kujtuar kontributin e të gjithë njerëzve që e shoqëruan në udhëtimin e tij. “Pas kësaj fshihet shumë punë, shumë përpjekje dhe shumë lojtarë të përfshirë në një ide. Nuk fiton 345 ndeshje duke u mbrojtur“, tha trajneri argjentinas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit