Trump publikon dosjet për Bigfoot, qeveria amerikane nxjerr dokumentet sekrete për gjurmët gjigante dhe dëshmitë nga pyjet e SHBA-së Orët e fundit një rast specifik nga rajoni i Greqisë Perëndimore ka vënë në lëvizje autoritetet policore. Një adoleshent 14-vjeçar dyshohet se po kërkonte mënyra për të siguruar armë dhe për t’i blerë ato në internet, ndërsa po përpunonte skenarë për një sulm të armatosur ndaj bashkëmoshatarëve të tij të cilët, sipas pretendimeve të tij, e bullizonin vazhdimisht.
Rasti u bë publik dje nga disa media greke, mes tyre dhe Kathimerini, por hetimi kishte nisur disa muaj më parë.
Sipas këtyre raportimeve, autoritetet u informuan nga një agjenci e huaj për një përdorues të Telegramit që kishte shprehur synimin për të kryer një sulm masiv me armë.
Hetimet çuan te një 14-vjeçar që jetonte në Janinë.
Sipas të dhënave të publikuara, 14-vjeçari u kishte thënë hetuesve se një grup prej rreth 10-15 të miturish e fyenin dhe e sulmonin fizikisht.
Ai pretendonte se ngacmimet ishin të përsëritura dhe se kishte vendosur të hakmerrej. Nga ana tjetër, deri tani nuk janë bërë publike të dhëna të tjera që të konfirmojnë të gjitha rrethanat e bullizmit.
Sipas raportimeve që bazohen në dokumente të policisë, 14-vjeçari kishte kërkuar në internet dhe në grupe në Telegram informacione për blerjen e armëve.
Ai kishte tentuar të siguronte një armë përmes një personi tjetër, por, sipas mediave, ishte mashtruar duke humbur edhe 150 euro dhe nuk e kishte marrë atë.
Në dhomën e tij u gjet edhe një thikë e gjatë, e blerë në internet. Hetuesit shqyrtuan gjithashtu kërkimet e tij për sulme të mëparshme në shkolla dhe informacionet që kishte mbledhur për disa nga bashkëmoshatarët.
Policia shqyrtoi mundësinë e një lidhjeje me terrorizmin, por sipas informacioneve të publikuara nuk u gjetën prova për radikalizim ideologjik apo motiv terrorist.
Autoritetet e përshkruan rastin si një kërcënim për dhunë të drejtuar ndaj personave të caktuar, me motiv hakmarrjen.
Dosja iu përcoll prokurorit për të mitur. Ai urdhëroi një hetim social dhe vlerësim nga një ekspert i veçantë i shëndetit psikik.
Deri në këto çaste nuk ka deklaratë zyrtare nga policia greke, përveç referimeve të mediave vendase, të cilat gjithashtu vlerësojnë se nuk ka asnjë provë që adoleshenti ka gjetur dhe ka poseduar një armë zjarri apo ka kryer ndonjë tentativë sulmi.
Në krah të tij ndodhet edhe familja, megjithëse prindërit janë të ndarë. Madje, babai, që kishte vënë re ndryshimin në sjelljen e të birit, thuhet se e shoqëroi në polici për të kërkuar ndihmë.
Top Channel