Selami Hasani, i njohur edhe si “Sel Çami” , është gjetur i vrarë me armë zjarri në Fieri. Ai ishte një emër i njohur i drejtësisë, pasi ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe plagosje, në një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në vitin 2002.
Hasani u bë i njohur për publikun pas ngjarjes së 25 marsit 2002, kur në qendër të Fierit, pranë zonës së njohur si “Sheshi i Valutës”, mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe kambisti Esat Tare.
Të lidhura
None found
Nga të shtënat u plagosën gjithashtu Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, një kalimtar i rastit. Sipas dosjes hetimore dhe raportimeve të kohës, në këtë ngjarje u përfshinë Selami Hasani, Pëllumb Yzeiri dhe Kujtim Hasanbasha.
Ngjarja u lidh me hasmërinë e vjetër mes familjeve Hasani dhe Isufaj. U arrestua pas shtatë vitesh në kërkim Pas ngjarjes, Hasani u largua dhe qëndroi për disa vite jashtë Shqipërisë.
Ai u arrestua më 12 gusht 2009 nga forcat speciale RENEA, në një operacion të zhvilluar në Fier, të koduar “Parukieri”.
Në momentin e arrestimit, policia i sekuestroi dy pistoleta. Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për ngjarjen e rëndë kriminale.
U lirua pas 11 vitesh burg në shtator të vitit 2022, Selami Hasani kishte lënë qelinë pas rreth 11 vitesh burgim, pavarësisht dënimit me 25 vite heqje lirie.
Emri i tij ishte i lidhur me një histori të gjatë konfliktesh dhe hasmërie në Fier, e cila ndër vite është shoqëruar me disa ngjarje të rënda kriminale.








