Policia jep informacion zyrtar lidhur me atentatin ndaj Selami Hasanit dhe plagosjen e vellait të tij.
Viktima është njohur dhe si "Sel Çami' ndërsa Jakup Hasani, vëllai i tij i cili mbeti i plagosur është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
© SYRI.net
U ekzekutua sot - Kush ishte ‘Sel Çami’/ Vrajset në Fier, 24 vjet më parë dhe dënimi...
VIDEO/ Fshiheshin në tenda në mal, arrestohen ‘skifterët’ shqiptarë, përplasën disa mjete policie
Tronditet Fieri/ Gjendet i vrarë Sel Çami kishte kryer dënimin për vrasjen e nipit të Ben Qimes! I plagosur i vëllai