Aktualitet

Vrasja në Fier, policia me njoftim zyrtar/I plagosur vëllai i viktimës!

Vrasja në Fier e Selami Hasanit, i sapo dalë nga burgu pas dënimit me 25 vite burg për vrasje, policia doli me njoftim zyrtar paraprak duke saktësuar se i plagosur mbeti vëllai i tij. Krimi ndodhi rreth orës 09:30 në oborrin e banesës së tyre, në lagjen “1 Maji”.

Automjeti i autorëve u gjet i djegur në fshatin Dermenas.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S.H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J.H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Selami Hasani, “Sel Çami” apo “Seli i Malit” njihej për hasmëri me “Ben Qimen”, të cilit i ka vrarë nipin.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.