Vrasja në Fier, identifikohet viktima! Dalin pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

23 Nëntor 2026 | 10:19

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në qytetin e Fierit ku u ekzekutua Selami Hasani. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin ku ka ndodhur krimi.

Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës. Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen “1 Maji”.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje teksa policia bën me dije se vrasja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Selami Hasani
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Fier, policia jep detaje: I plagosur vëllai i viktimës, gjendet një automjet i djegur

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe...
10:17 | 23/11/2026

Vritet një person në Fier, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen “1 Maji” në qytetin e Fierit. Raportohet se një person është gjetur...
09:56 | 23/11/2026

Moti i keq në Pogradec, era e fortë lë pa energji disa fshatra të Mokrës

Reshjet e shiut të shoqëruara edhe me erë të fortë gjatë natës së mbrëmshme kanë shkaktuar probleme me rrjetin elektrik në disa zona të Mokrës...
09:54 | 23/11/2026