Akuza për deputeten e Ramës në Durrës, Strazimri: Sa herë ka vjedhje gjithmonë i përzier një eksponent i PS

10:13, 23/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri tv ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar zhvillimet e fundit pas publikimit të përfshirjes së një tjetër deputeteje të PS në vjedhjen e  parave të postës së Durrësit. ‘Sa herë ka vjedhje gjithmonë është i përzier një eksponent i PS’, tha deputeti demokrat.

Flavio Qarri: Vjedhja e parave në postën e Durrësit ku është përfshirë deputetja socialiste tashmë do të hetohet nge SPAK pasi prokuroria e Durrësit e ka kaluar dosjen në prokurorinë e posaçme.

Gent Strazimiri: Nuk di shumë hollësira përveç kësaj që keni dhënë ju si media. Por gjithsesi mbetet fakti se sa herë ka një vjedhje që është e majme, në rastin konkret  për sa i përket përmasave të një drejtorie të vogël që është posta e Durrësit, përmasat janë goxha të mëdha, gjithmonë është i përzier një ose të paktën një eksponent i PS, o në shkallë lokale o në shkallë vendit.

Tani që dëgjojmë me nga 300 vila me nga 400 vila kësaj me 700 mijë duket sikur po i biem në qafë kot, sikur është xhepiste.  

Flavio Qarri: Ka një diskutim që shifra e vërtete nuk është 690 milionë lekë. Kurioziteti i parë që kam është se si mundet që në një vend si posta që të humbin para kur janë brenda në sistem. E nuk janë tendera. Si mund të mos vihen re 690 milionë lekë.

Gent Strazimiri: Shifra shkonte me shumë. Nuk bien në sy, sepse sytë e asaj që duhej të ishte institucioni, ne fakt janë të mbyllura. Është një institucione që ka vetëm xhepa, nuk ka as sy as veshë as gojë, dhe në qoftë se ja lë në dorë hajdutit, sigurisht që nuk ka kush ta raportojë, e keqja është se në çdo institucion, përfshi edhe policinë dhe kjo është dramatike, këtu nuk bëhet me fjalë për punonjës institucionesh, këtu nuk behet më fjalë për profesionistë, këtu bëhet fjalë për persona që e marrin funksionin për shkak të militancës në PS, e mbajnë funksionin për shkak të mitinacës së PS dhe në fund fare nuk dënohen në pjesën më të madhe te rasteve sepse janë militantë të PS. Është një shtet militantësh nuk është një shtet institucionesh e për këtë arsye institucionet vuajnë ndërkohë që horrat e korruptuar të partisë në pushtet vetëm majmen.

Opinioni publik, prokuroria dhe cilido tjetër kur i merr vesh, i merr vetëm në mënyrë rastësore, dmth, gjerat sepse ka edhe këtë që asnjë institucion nuk është i interesuar që të futet në konflikt me këtë piramidë militantësh që e ka fillimin dhe kreun tek Edi Rama për të dhënë drejtësi apo për të rregulluar arkën e shtetit.

Flavio Qarri: Ndërkohë, që nëse do flasim për emrin e deputetes që siç duket e ka penguar prokurorinë e Durrësit të vazhdojë, del një emër e panjohur që e zbuluan atë ditë shqiptarët që kishte një deputete me mbiemrin Budini. Por me një kërkim të thjeshtë del se bashkëshorti i saj kishte një historik...

Gent Strazimiri: Nuk e njoh deputeten në fjalë. Gati 90 për qind e deputetëve nuk janë marrë kurrë me politikë. Një pjesë e mirë e tyre në sallë nuk janë pjesë e debateve politike. Sepse nuk janë politikanë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco