Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria nuk kanë marrë pjesë

23 Nëntor 2026 | 10:48

Ministria e Mbrojtjes këtë të hënë ka dalë me një reagim lidhur me pretendimet mbi përfshirjen e Shqipërisë në një sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Libisë. Në reagim bëhet me dije se ky pretendim nuk shoqërohet me asnjë provë të verifikueshme për vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve.

Ministria e Mbrojtjes gjithashtu thekson se Ministria e Jashtme e ka përgënjeshtruar zyrtarisht pretendimin dhe ka konfirmuar se forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë.

Reagimi i plotë:

Për informacion, lidhur me pretendimet mbi përfshirjen e Shqipërisë në një sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Libisë:

Platforma Clash Report, e ndjekur nga Visioner, ka përhapur pretendimin se dronët e përdorur për goditjen e anijes ruse janë nisur nga territori shqiptar, duke përshkuar mbi 800 kilometra në Detin Mesdhe.

Ky pretendim nuk shoqërohet me asnjë provë të verifikueshme për vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve. Paraqitja e një informacioni të tillë si fakt, pa prova dhe pa verifikim të pavarur, krijon një narrativë dezinformuese që e lidh Shqipërinë me një operacion ushtarak kundër Rusisë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka përgënjeshtruar zyrtarisht pretendimin. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë.

Duhet bërë dallimi mes raportimeve për sulmin ndaj anijes ruse dhe pretendimit se ai është organizuar apo realizuar nga territori shqiptar. Ekzistenca e një sulmi nuk provon origjinën e mjeteve të përdorura dhe aq më pak përfshirjen e Shqipërisë.

Ministria e Mbrojtjes mbështet qëndrimin zyrtar të MEPJ-së dhe e konsideron lidhjen e pabazuar të Shqipërisë me këtë operacion një informacion çorientues, që nuk duhet të riprodhohet si fakt i konfirmuar.

Përgjegjësia në raportimin e çështjeve të sigurisë kërkon dallimin e qartë mes fakteve të verifikuara dhe pretendimeve të pambështetura në prova.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, ka reaguar këtë të hënën pas shkarkimit të saj nga kryetari i bashkisë, Erion...
10:40 | 23/11/2026

Vrasja në Fier, identifikohet viktima! Dalin pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në qytetin e Fierit ku u ekzekutua Selami Hasani. Siç shihet edhe...
10:19 | 23/11/2026

Vrasja në Fier, policia jep detaje: I plagosur vëllai i viktimës, gjendet një automjet i djegur

Policia e shtetit ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier, ku viktimë ka mbetur shtetasi Selami Hasani. Sipas...
10:17 | 23/11/2026