VIDEO/ Moti i keq shkakton probleme dhe në kryeqytet, era e fortë rrëzon pemën në mes të rrugës
23/11/2026 10:51
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut të ditës së sotme kanë përfshirë edhe kryeqytetin.
Në pamjet e siguaruara nga Top Channel, vërehet një pemë e rrëzuar në mes të rrugës pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Reshjet e shiut kanë qene prezentë gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin duke shkaktuar probleme në qarkullim si dhe furnizimin e energjisë elektrike në disa rrethe.
Top Channel