Autoritetet në Greqi kanë parandaluar një kërcënim të mundshëm për sulm të armatosur në një shkollë, ku dyshohet se i përfshirë ishte një adoleshent 14-vjeçar që jetonte në Janinë. Rasti u bë publik të dielën nga disa media greke, ndërsa hetimet kishin nisur muaj më parë pas sinjalizimit të një agjencie të huaj për një përdorues të Telegramit që shprehte synimin për të kryer një sulm masiv me armë.