E hënë, 23 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë, identifikohet autori i dyshuar, procedohen penalisht 3 vajza

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në datën 14 nëntor në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë, ku shpërtheu  një sasi e dyshuar lënde plasëse në derën e jashtme të banesës së një 47-vjeçareje.

Në kuadër të operacionit “Gjurmimi” është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi  A. Z., 60 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu ka nisur hetimi në gjendje të lirë  për tre shtetaste A. Ç, 21 vjeçe, A. L, 18 vjeçe dhe një 17-vjeçare, komshinj me autorin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kanë qenë në automjet së bashku me autorin e dyshuar, në momentin e kryerjes së ngjarjes, dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur ditën e ngjarjes, si dhe 4 aparat celularë.

Reklamë

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.