Syri TV sjell pamjet nga fshati Dermenas ku është gjetur makina e djegur e autorëve të dyshuar të atentatit të ndodhur paraditen e sotme në lagjen 1 Maji, e njohur si lagjja ‘ Kodër’ ku mbeti i vrarë Selami Hasani dhe u plagos nipi tij, Jakup Hasani.
Atentati u shënua rreth orës 09:40 (23 nëntor) në oborrin e banesës së viktimës, ndërkohë pak minuta më vonë policia gjeti duke u djegur makinën e dyshuar të autorëve në fshatin Dermenas, pranë rrethrrotullimit që të çon për në parkun arkeologjik të Apolonisë.
“Në orën 09:40 në lagjen 1 maji, në një rrugicë pranë spitalit të fëmijëve janë dëgjuar krisma armësh. Banorë të lagjes dhe familjarë kanë mbajtur median larg për të evituar filmimet” raporton nga vendi i ngjarjes gazetari i Syrit, Xhemil Beharaj
Forca të shumta të policisë dhe FNSh kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të mbledhur provat.
Makina e djegur është një autoveturë.
Selami Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për ngjarje e ndodhur më 25 mars 2002, pranë zonës së njohur si “Sheshi i Valutës” Gjatë një shkëmbimi zjarri mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe kambisti Esat Tare, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, ky i fundit kalimtar i rastit.
Sipas policisë Selami Hasani kishte marrë një automjet në Visok të Mallakastrës dhe pasi kishte kryer krimin makina u gjet e braktisur në Drenovë. Më pas ai është larguar nga persona të tjerë me makinë në Vlorë dhe me skaf u dërgua në Itali. Autoritetet shqiptare arritën ta arrestonin dhe për këtë krim ishte dënuar 25 vite burg.
Sel Çami kishte 1 – 2 vite që kishte kryer dënimin dhe i druhej një hasmërie, prandaj burime nga policia bëjnë me dije se ruhej.

© SYRI.net
Atentati në Fier/ Sel Çami po ngrinte murin rrethues të oborrit kur u ekzekutua, Nëndrejtori i policisë: I plagosur mbeti nipi i viktimës
‘Tani janë shqiptarët që ia presin duart mafies/ Media siciliane: Ata kontrollojnë trafikun e kokainës
Tiranë/ Tritoli ndaj banesës së një 47-vjeçareje, shpallet në kërkim 60-vjeçari