“Kryeministri Edi Rama asnjëherë nuk e ka çelur gojën për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thotë gazetari Nevrij Ademi në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” sot në Syri TV.
Dje gjatë konferencës së përbashkët të kryeministrit Rama me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Ademi kërkoi me ngulm të merrte mikrofonin për të bërë pyetjen dhe për t’i kërkuar llogari kreut të qeverisë se përse nuk ka ngritur zërin për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
“Si mund t’i thotë homologut (Hristijan Mickoski) se nuk vendos veto ndaj RMV-së për Europën, kur ne përballemi me kohën para luftës, kur ne shqiptarët nuk kemi gjuhë, s’kemi pjesë në buxhet, as në institucione?!” ngre pyetjen gazetari Ademi.
Ai zbulon se konferenca e djeshme ishte parapërgatitur dhe ishin caktuar gazetarët dhe pyetjet që duhej të bëheshin, ndaj “nuk ma jepnin mikrofonin”.
Ademi shton se shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut po humbin të drejtat e tyre dhe kryeministri Rama, në vend që të ngrinte zërin për ta, bën miq me kryeministrin e RMV-së dhe me politikanë që sakrifikojnë të drejtat e fituara me gjak të shqiptarëve për interesat e tyre.
“Unë nuk kam asgjë kundër kryeministrit Rama. Nëse më pyet se Shqipëria ka ecur më shumë se RMV-ja, unë them po. Ka ecur sepse ne kemi stagnuar dhe këtu lind pyetja që ia drejtova Edi Ramës. Kryeministri Rama bën miq shpeshherë kryeministrat dhe politikanët. Çdo kryeministër, asnjëherë nuk na kanë mbrojtur dhe ne shqiptarët jashtë kufijve na kanë lënë jetimë. Neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë duhet të jetë dhe për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Maqedoninë e Veriut e gjithkund ku ka shqiptarë.
Ne shqiptarët jemi të pambrojtur nga Shqipëria, prandaj doja që Rama të ishte më i zëshëm, sepse ne nuk kemi ndihmë dhe nuk kemi pasur asnjëherë. Doja shumë pyetje t’i bëja Ramës. Rama t’i kërkonte Mickovskit më shumë hise, si në buxhet, ashtu edhe në të drejtat tona si komb shqiptar, sepse ne kemi përfaqësues shumë të dobët.
Ne në qeverinë e RMV-së nuk kemi shqiptarë që na përfaqësojnë denjësisht. Ne nuk kemi përfaqësues shqiptarë në qeveri, neve po na shkelet e drejta. Rama, si mik i Mickovskit, siç tha, duhet të jetë këmbëngulës kur shkelen të drejtat e shqiptarëve. Sot shqiptarët në RMV janë shumë të pafuqishëm, bizneset nuk kanë punë, gjuha po shkelet, shqiptarët shumëzohen me zero. Rama duhet të na ndihmojë e të vizitojë shqiptarët më shumë sesa miqtë e tij politikë. Rama takohet me ministrat, përfaqësuesit e partive, jo me shqiptarët.
Rama të jetë me shqiptarët, jo me politikanët.
Ne thuajse jemi afruar kohës para luftës. Ju nuk i shpëtoni dot shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, se kurrë nuk vini të vizitoni shqiptarët. Ne nuk na përfaqëson askush. Jemi me zero buxhet. Të shkosh në Tetovë për të nxjerrë pasaportë në gjuhën shqipe, polici të thotë jo, duhet ta bësh në gjuhën maqedonase, edhe pse ligji e obligon dhe askush nuk e respekton.
Sot ne jemi shumë keq.
Asnjëherë nuk e ka çelur gojën për shqiptarët në RMV. Si mund t’i thotë homologut se nuk vendos veto për Europën, kur ne përballemi me kohën para luftës, kur ne shqiptarët nuk kemi gjuhë, pjesë në buxhet, në institucione.
Ne kur ishim shumë mirë me protestat dhe kishim një ambasador shumë të zëshëm, që shpeshherë dinte t’ua prishte pazaret politikanëve, ministri i zotit Rama dëshironte ta largonte, sepse miqve të zotit Rama ua prishte pazaret.
ador shumë të zëshëm që shpesh herë dinte tua prishte pazaret politikanëve ministri i zotit Rama dëshironte ta largonte sepse miqve të zotit Rama ua prishte pazaret.
© SYRI.net
VIDEO/ Sulmi me dron ndaj anijes ruse, reagon Ministria e Mbrojtjes, OKB kërkon hetim të pavarur
Akuza për deputeten e Ramës në Durrës, Strazimri: Sa herë ka vjedhje gjithmonë i përzier një eksponent i PS
VIDEO/ 'Droni i nisur nga Shqipëria goditi anijen ruse': Pse u përhap ky spekulim nga media turke?