Policia ka zbardhur tritolin e vendosur 10 ditë më parë në derën e jashtme të banesës së një 47-vjeçareje në rrugën ‘Sadik Petrela’ në Tiranë.
Për ngjarjen nqë fjalë, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 60-vjeçar, me inicialet A. Z, i dyshuar si autor i ngjarjes, ndërsa janë proceduar penalisht 3 shtetase, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur ditën e ngjarjes, si dhe 4 aparat celularë.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”.
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 14.11.2026, në rrugën “Sadik Petrela”, ku shpërtheu një sasi e dyshuar lënde plasëse në derën e jashtme të banesës së një 47-vjeçareje.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 60-vjeçar, i dyshuar si autor i ngjarjes
Procedohen penalisht 3 shtetase, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Sekuestrohen automjeti i përdorur ditën e ngjarjes dhe 4 aparat celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit për shpërthimin e një sasie të dyshuar lënde plasëse në derën e jashtme të banesës së shtetases A. M., në rrugën “Sadik Petrela”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave, si dhe kryerjes së veprimeve të tjera procedurale, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorit të dyshuar shtetasit A. Z., 60 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 3 shtetase, A. Ç, 21 vjeçe, A. L, 18 vjeçe dhe një 17-vjeçare, komshinj me autorin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kanë qenë në automjet së bashku me autorin e dyshuar, në momentin e kryerjes së ngjarjes, dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur ditën e ngjarjes, si dhe 4 aparat celularë.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net
‘Tani janë shqiptarët që ia presin duart mafies/ Media siciliane: Ata kontrollojnë trafikun e kokainës
Atentati në Fier/ 'Sel Çami' kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, i druhej hasmërisë! Ja makina e djegur në Dermenas
Blindohet hyrja e Vlorës, Pas vrasjes në Fier, kontrolle për çdo automjet të dyshuar