Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca plenare
Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet dhe të propozohet rendi i ditës për seancën e ardhshme plenare.
Në rend dite të mbledhjes është miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kryesisë, si dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës.
Ndër pikat e propozuara për seancën plenare janë miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Po ashtu, pritet të propozohet edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Pas përfundimit të mbledhjes, pritet të ketë deklarim për media, ku mund të bëhen të ditura vendimet e Kryesisë.















