Një 60-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se vendosi lëndë plasëse në derën e banesës së një 47-vjeçareje në rrugën “Sadik Petrela”. Ngjarja ndodhi më 14 nëntor, ndërsa në kuadër të operacionit policor “Gjurmimi” janë proceduar penalisht edhe tre shtetase, të cilat dyshohet se ndodheshin në automjet me autorin e dyshuar në momentin e shpërthimit, por nuk e kanë kallëzuar krimin.