“Moreira vlen sa 5 Leao. Me sulmuesin portugez në skuadër, Milani do të ishte në mesin e renditjes”

23 Nëntor 2026
11:22
Alfred Lleshi
back button

Milani i ri i Amorim po funksionon edhe pa Rafael Leaon. Këtë e ka vënë në dukje edhe Paolo Di Canio, i cili e kishte kritikuar ashpër sulmuesin portugez që sezonin e kaluar. I ftuar në studiot e “Sky Sport”, Di Canio riktheu kritikat, duke vlerësuar lojtarët e tjerë të skuadrës kuqezi:

“Amorim po ndërton një ekip serioz. Nuk ka më nevojë të fshihemi pas justifikimeve si ‘por’, ‘sikur të kishte qenë kështu’ apo ‘teknikisht është i mirë, por…’ Në vend që të pyesnit pse një lojtar nuk ushtron presion dhe nuk kontribuon në lojë, ju e mbronit vazhdimisht. Rezultatet flasin vetë”.

Më tej, ai u shpreh: “Cissé vlen sa tre Leao, ndërsa Moreira sa pesë! Me seriozitetin, efektivitetin, cilësinë teknike, harmoninë me shokët e skuadrës dhe karakterin që tregon në fushë, Moreira vlen sa katër Leao. Këtë e shihni edhe te kombëtarja belge. Pikërisht për këtë arsye Milani është një ekip serioz. Nëse Leao do të kishte qenë pjesë e skuadrës kuqezi këtë sezon, Milani do të kishte mbetur në mesin e renditjes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit