Mourinho mesazh shpëtimtarit Espi: Ai është i lumtur te Real, së shpejti do të jetë titullar

23 Nëntor 2026
11:22
Telesport
back button

Real Madrid fitoi 2-1 kundër Celta Vigo në ‘Bernabéu’ në La Liga. Goli i Carlos Espi në minutën e 85-të rezultoi vendimtar për ekipin e José Mourinho. Trajneri portugez, foli për talentin 21-vjecar.

“Carlos Espí është i lumtur që është në Real Madrid. Ai e di se ka respektin e shokëve të ekipit, trajnerit dhe tifozëve”, u shpreh trajneri spanjoll, që vlerëson sulmuesin e ri spanjoll

Këtë sezon, Espoi ka realizuar në total 4 gola në 12 ndeshje që është aktivizuar me Real madrid. “Do t’i jap një vend si titullar, 90 minuta, më shumë kohë loje. Kjo do të ndodhë“, tha Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit