E hënë, 23 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Kronikë

Vrasja e Selami Hasanit në oborrin e shtëpisë, policia kontrolle në Vlorë, kërkon autorët

Pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, Policia ka shtuar kontrollet edhe në qytetin e Vlorës.

Efektivët kanë ngritur pika kontrolli në hyrje të qytetit, ku po ndalojnë dhe verifikojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Kontrollet po kryhen në kuadër të masave të sigurisë pas atentatit të regjistruar në Fier, ku Selami Hasani u vra me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, ndërsa mbeti i plagosur edhe vëllai i tij.

Policia po verifikon automjetet dhe personat që hyjnë në qytet, me qëllim identifikimin e personave të dyshuar dhe parandalimin e largimit të mundshëm të autorëve.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes dhe identifikimin e autorëve vijojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.