E hënë, 23 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Viktima po punonte kur ndodhi ngjarja”, vrasja e “Sel Çamit” në Fier, policia: U plagos edhe nipi i tij! Si arritën autorët tek objektivi

Selami Hasani u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Fier.

Në një deklaratë për mediat nëndrejtori i policisë Alkët Ahmetaj bëri me dije se Hasani, i njohur edhe me emrin “Sel Çami”, ishte dukue punuar në murin rrethues së shtëpisë së tij.

Nga ngjarja e rëndë, nëndrejtori i policisë thotë se ka mbetur i lënduar nipi i viktimës, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.

Reklamë

Zona ku ndodhi ngjarja është e rrethuar me kamera, të cilat janë marrë nga grupi hetimor. Paraprakisht dyshohet se autorët kanë hyrë brenda oborrit të banesës duke kaluar murin rrethues. Ata kanë qenë të maskuar, ndërsa makinat që u përdorën nga autorët u dogjën në dalje të qytetit.

Kontrollet janë shtrirë edhe në qytetin e Vlorës, ku në akset kryesore janë ngritur pika kontrolli.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.