• Kontakt
Monday, November 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi AKTUALITET

Nga portet e Holandës në zemër të Italisë, si po ndryshojnë shqiptarët hartën e trafikut të kokainës në Evropë

11:33 : 23/11/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Rrjetet kriminale shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke ndryshuar ekuilibrat mes organizatave mafioze në Evropë. Hetimet në Itali zbulojnë rolin e tyre në furnizimin e tregut të drogës, nga portet e mëdha evropiane deri në qytetin e Katanias, në këmbët e malit Etna.

Trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë po përjeton ndryshime të rëndësishme në raportet e forcës mes organizatave kriminale. Rrjetet shqiptare, të cilat tradicionalisht kanë qenë të përfshira në trafikun e marijuanës, vitet e fundit kanë zgjeruar aktivitetin e tyre edhe në tregun e kokainës, duke fituar pozicione të rëndësishme në disa prej nyjeve kryesore të shpërndarjes në kontinent.

Një panoramë e këtij ndryshimi del nga përgjimet e një hetimi të fundit në Katania të Italisë, ku në fokus është trafiku i drogës dhe marrëdhëniet mes grupeve kriminale që kontrollojnë tregun.

Në një prej bisedave të përgjuara, Mirko Scalia, i konsideruar nga hetuesit si një prej drejtuesve të trafikut të drogës në zonën e San Giovanni Galermos, diskuton me një bashkëbisedues me origjinë nga Kampania për rritjen e ndikimit të shqiptarëve në këtë sektor.

“Në vitet ’90 nuk kishte asnjë shqiptar që vinte këtu. Mafia ua priste duart. Tani, përkundrazi, është shqiptari ai që ia pret duart mafies”, shprehet Scalia.

Lexo edhe:

“The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj

I dënuar për kokainë, shqiptari apelon dëbimin nga Britania: Partnerja ime vuan nga ankthi, ka nevojë për mua

Katania, një nyje e rëndësishme e trafikut të drogës

Pavarësisht operacioneve të vazhdueshme të forcave të rendit, Katania vijon të konsiderohet një pikë e rëndësishme për trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe furnizimin e provincave përreth.

Sipas vlerësimeve të përmendura në hetim, në qytet janë aktive rreth 42 pika të shitjes me pakicë të drogës, shumë prej të cilave kontrollohen nga struktura familjare.

Shtrirja e aktivitetit kriminal dëshmohet edhe nga sekuestrimet e fundit. Vetëm gjatë javës së kaluar, autoritetet italiane kanë sekuestruar më shumë se 20 kilogramë kokainë dhe marijuanë.

Në bisedat e përgjuara, Scalia thekson se në këtë treg nuk kanë më rëndësi aleancat apo marrëdhëniet tradicionale mes grupeve kriminale. Gjithçka përcaktohet nga fitimi ekonomik dhe aftësia për të ofruar çmime më konkurruese.

Çmimi i kokainës, faktori që ndryshon raportet e forcës

Sipas Scalia-s, kontrolli i tregut nuk përcaktohet domosdoshmërisht nga fuqia apo reputacioni i një organizate kriminale, por nga çmimi me të cilin ajo arrin të furnizojë klientët.

“Nëse ti më thua se e blen me 30 dhe unë ta jap me 25, nuk është detyrim, por për ty është një leverdi. Pra, pa bërë luftë, ti bëhesh i imi”, shpjegon ai gjatë bisedës.

Një tjetër element që del në pah është ndryshimi i çmimit të kokainës në tregun me shumicë. Në të kaluarën, një kilogram blihej edhe për rreth 30 mijë euro, ndërsa gjatë periudhës së hetimit çmimi kishte arritur në afro 40 mijë euro.

Scalia ia atribuon këtë rritje, ndër të tjera, vështirësive në furnizim dhe problemeve që kanë prekur grupet kriminale kalabreze, të cilat sipas tij kishin një rol të rëndësishëm në këtë aktivitet.

Rrjetet shqiptare po sfidojnë organizatat tradicionale

Në bisedat e përgjuara pranohet se trafikantët shqiptarë kanë fituar terren jo vetëm në Katania, por edhe në tregje të tjera të rëndësishme si Napoli dhe Milano.

“Edhe në Napoli dhe Milano”, konfirmon bashkëbiseduesi i Scalia-s, kur ky i fundit flet për fuqizimin e tyre.

Sipas tij, një prej faktorëve që ka ndikuar në këtë zgjerim është gatishmëria e trafikantëve shqiptarë për të marrë përsipër rreziqe të mëdha, përfshirë udhëtimet ndërkombëtare dhe ekspozimin ndaj dënimeve të rënda.

“Janë të çmendur, sepse lëvizin me makina. I marrin me qira dhe shkojnë në Holandë, edhe nëse rrezikojnë të dënohen me njëzet vjet burg”, shprehet Scalia.

Nga Holanda dhe portet e Evropës Veriore drejt tregut italian

Sipas analizave të Drejtorisë së Hetimit Antimafia në Itali dhe Europol-it, zgjerimi i aktivitetit të rrjeteve shqiptare në tregun e kokainës nuk është më një zhvillim rastësor, por një fenomen i konsoliduar.

Hetimet dhe analizat e institucioneve evropiane evidentojnë kapacitetet logjistike të këtyre rrjeteve në trafikun ndërkombëtar, veçanërisht në përdorimin e porteve të mëdha detare për transportin e ngarkesave të drogës.

Në këtë panoramë përmenden portet e Antverpit, Roterdamit dhe Hamburgut, si dhe pika të rëndësishme portuale në Spanjë dhe Itali.Nga Dario De Luca, MERIDIO NEWS

Etiketa: europekokainemafia shqiptaresicili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj

18:29 : 22/11/2026
AKTUALITET

I dënuar për kokainë, shqiptari apelon dëbimin nga Britania: Partnerja ime vuan nga ankthi, ka nevojë për mua

17:08 : 22/11/2026
BOTA

Kush flet në emër të Evropës në tryezën për paqe në Ukrainë?

08:29 : 22/11/2026
AKTUALITET

Arrestohen dy çekë në Ekuador, dyshohen për lidhje me mafian shqiptare dhe kartelin ‘Los Lobos’

19:59 : 21/11/2026
AKTUALITET

Qytetarët kryen parapagime për prona në pallatet e sekuestruara të kokainës, çfarë ndodh me ta…

22:37 : 18/11/2026
AKTUALITET

Trafik kokaine në Itali/ Arrestohen dy shqiptarë, 49-vjeçari dyshohet si furnizuesi kryesor i rrjetit

19:06 : 18/11/2026

TË GJITHA

Nga portet e Holandës në zemër të Italisë, si po ndryshojnë shqiptarët hartën e trafikut të kokainës në Evropë

11:33 : 23/11/2026

Plarent Ndreca: PS është kthyer 35 vite pas! Rama quajti socialistët “m…ër” dhe vuri veten mbi partinë

11:31 : 23/11/2026

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

11:10 : 23/11/2026

Veliaj e shkarkoi nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, Zhaneta Beqiri: Pasojë e arsyeve të tjera…

10:55 : 23/11/2026

Moti i keq shkakton probleme në kryeqytet, era e fortë rrëzon pemën në mes të rrugës

10:53 : 23/11/2026

Atentat në Fier, ekzekutohet me armë Selami Hasani. I plagosur rëndë edhe vëllai i tij (Detaje)

10:27 : 23/11/2026
Në foto: Selami Hasani

Vrasja e Selami Hasanit në Fier, Policia: I plagosur edhe vëllai i tij/ Gjendet një automjet duke u djegur

10:24 : 23/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com