Bëri shqiponjën dykrenare në skenën e Miss Universe 2026, modelja që përfaqëson Malin e Zi ndez rrjetin me gjestin shqiptar

23/11/2026 11:36

Një gjest i papritur në skenën e konkursit ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026” ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar dhe mediave rajonale.

Bëhet fjalë për 22-vjeçaren Maria Aleksandra Ivezaj, e cila përfaqëson Malin e Zi në këtë kompeticion, por gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.

Gjesti i modeles nuk kaloi pa u vënë re, pasi shqiponja dykrenare është një nga simbolet më të njohura të identitetit kombëtar shqiptar.

Vëmendja u shtua edhe më shumë pasi Ivezaj publikoi në Instagram fotografi me kostumin e saj kombëtar, ku shfaqet sërish duke bërë simbolin shqiptar.

Veprimi i saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku pati edhe reagime të ndryshme për përdorimin e këtij simboli nga një përfaqësuese e Malit të Zi.

Megjithatë, deri më tani modelja nuk ka dhënë një shpjegim për arsyen e gjestit.

Top Channel