E hënë, 23 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Reforma zgjedhore, ekspertët e Komisionit të Venecias vijnë në Tiranë, do të qëndrojnë për rreth 4 ditë

Ekspertët e Komisionit të Venecias do të vijnë në Tiranë pasnesër, në datën 25 nëntor, për të diskutuar me aktorët kryesorë në vend çështjet më të rëndësishme të reformës zgjedhore.

Dy ekspertët do të qëndrojnë në Tiranë deri në datën 29 nëntor.

Në letrën që kryetari i Kuvendit Niko Peleshi  i nisi Komisionit të Venecias, i kërkoi ekspertizë për projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”, por në Komisionin e Reformës, Partia Demokratike kërkoi që të diskutojë me Komisionin e Venecias edhe paketën e saj  “Për Ndarjen e Shtetit nga Partia”.

Ndaj diskutimet me ekspertët e Komisionit të Venecias pritet të përfshijnë edhe këtë çështje.

Kjo është java e fundit e punës së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore pasi mandati i tij përfundon ne datën 30 nëntor, por duket se mundësitë për një reformë zgjedhore konsensuale janë të pakta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.