Komisioni i Venecias i është përgjigjur ftesës së kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe më 25 nëntor do të sjellin në Tiranë dy ekspertë për një vizitë pune në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
PS-ja dhe PD-ja, të rikthyera në tryezë pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, kanë rënë dakord t’i kërkojnë Venecias një opinion përfundimtar për projektligjin për financimin e partive politike.
Për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi i kanë kërkuar edhe OSBE/ODIHR-it të caktojë ekspertë për grupin e punës.
Afati i komisionit mbyllet më 30 nëntor. Nëse deri atëherë nuk ka marrëveshje me PD-në, mazhoranca do ta çojë e vetme draftin në Kuvend.











Komente
Komento