Një plagosje me thikë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, në lagjen nr. 4. Sipas të dhënave paraprake, gjatë një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur 39-vjeçari Olger Vesho. I lënduari ka marrë dëmtime në qafë dhe në dorë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.