Tirana është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë sjellë probleme në disa zona të kryeqytetit.
Pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, një pemë është rrëzuar në mes të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, në disa akse rrugore janë krijuar prezenca uji dhe përmbytje si pasojë e reshjeve të shumta.
Moti i keq ka përfshirë gjatë ditës së sotme edhe zona të tjera të vendit, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme në qarkullim, si dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa rrethe.












