Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes kanë hedhur poshtë pretendimin se nga Shqipëria janë nisur dronë detarë për të goditur një korvetë ruse pranë brigjeve të Libisë. Ministria e Jashtme deklaron se territori shqiptar nuk është përdorur për nisjen apo lehtësimin e sulmit. Ministria e Mbrojtjes, nga ana e saj, mohon që Forcat e Armatosura shqiptare të kenë marrë pjesë në një operacion të tillë apo ta kenë mbështetur atë.