Një gjest i papritur nga Maria Aleksandra Ivezaj, përfaqësuesja e Malit të Zi në konkursin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026”, ka shkaktuar reagime të shumta. Gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare, 22-vjeçarja bëri simbolin e shqiponjës dykrenare, një shenjë e njohur e identitetit kombëtar shqiptar.
Ky veprim tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar dhe mediave rajonale. Interesi u shtua edhe më tej pasi Ivezaj publikoi në Instagram imazhe ku shfaqej sërish me kostumin kombëtar dhe simbolin shqiptar.
Veprimi i saj u bë temë diskutimi në rrjetet sociale, duke gjeneruar komente të ndryshme lidhur me përdorimin e këtij simboli nga një përfaqësuese e shtetit fqinj. Deri më tani, modelja nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik për arsyen e gjestit të saj.
