Vrasja në Fier, policia jep detaje: I plagosur nipi i viktimës, gjendet një automjet i djegur (VIDEO)
Policia e shtetit ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier, ku viktimë ka mbetur shtetasi Selami Hasani.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në oborrin e banesës, ku nga ky atentat ka mbetur gjithashtu i plagosur nipi i viktimës, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjej, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur nipi i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vrasja në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi! Po merren pamjet e kamerave
Hoxha takim me ministrin grek: Dialog konstruktiv dhe angazhim i përbashkët për të ardhmen europiane
Jonida Lakuriqi: Smart Cities, kur teknologjia përshtatet me njerëzit
- 12:32 Komploti për vrasjen e biznesmenit në Greqi, zbulohen lidhjet e autorëve nga Maqedonia e Veriut me inteligjencën iraniane
- 12:26 Vrasja në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi! Po merren pamjet e kamerave
- 12:15 Hoxha takim me ministrin grek: Dialog konstruktiv dhe angazhim i përbashkët për të ardhmen europiane
- 12:12 Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani
- 12:02 Jonida Lakuriqi: Smart Cities, kur teknologjia përshtatet me njerëzit
- 11:57 Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-Prokurori i Përgjithshëm, Alush Dragoshi