Politikë
Vendoret 2027/ Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore
Partia Demokratike po mbledh propozimet nga degët për figurat me të cilat do të garojë në zgjedhjet lokale të 9 majit.
Afati për mbledhjen e kandidaturave skadon të hënën e ardhshme, por deri më tani janë mësuar disa prej emrave që do të hyjnë në këto zgjedhje.
Mësohet se dy deputetë mund ta lenë mandatin e të garojnë në zgjedhjet e 9 majit.
Ilir Gjoni mund të garojë për bashkinë e Lezhës dhe Xhelal Mziu tashmë ka nisur punën për garën për bashkinë e Kamzës.
Reklamë
Në Kavajë, Mirditë e Has do të garojnë kryetarët aktualë të bashkive, Fisnik Qosja, Albert Mëlyshi dhe Miftar Dauti.
Emrat e propozuar nga degët e PD-së:
- Tiranë: Ilir Alimehmeti
- Lezhë: Gjin Gjoni
- Kurbin: Edmond Shkoza, Kastriot Piroli, Behar Haxhia, Elda Hoti
- Durrës: Ardian Gashi
- Berat: Parid Mahmutaj
- Kukës: Rrahman Demaj
- Tropojë: Feride Rrahmanaj
- Krujë: Aulon Kalaja
- Kamëz: Xhelal Mziu
- Tepelenë: Albert Malaj
Vazhdo të lexosh
Reklamë




