Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të hënë ka marrë pjesë në përvjetorin e themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Ai është pyetur nga mediat në lidhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë. Kurti u përgjigj duke thënë se po presin që ekspertët ta përmbyllin këto ditë.
“Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë”, ka thënë Kurti.
Ligji për Dhomat e Specializuara është votuar në Kuvend mbrëmjen e 6 tetorit, por me kërkesën e PDK-së është kthyer përsëri nga Presidentja Justina Shiroka Pula për rishqyrtim.
Deri më tani, ky Ligj ende nuk është votuar në Kuvend ndërsa njëherë ka qenë në rend dite, por nuk ka arritur deri aty.













