E hënë, 23 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Fansat të shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore pas pamjeve në skenë, reagon Mariah Carey: Mos besoni gjithçka që lexoni në internet

Këngëtarja e njohur amerikane Mariah Carey ka reaguar publikisht pas komenteve dhe shqetësimeve të fansave për gjendjen e saj shëndetësore, të nxitura nga videot e fundit gjatë koncerteve në Brazil. Pamjet e artistes duke lëvizur me vështirësi në skenë dhe duke u mbështetur te kërcimtarët e saj kanë shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Gjatë koncertit të mbajtur më 21 nëntor në Rio de Zhaneiro, në arenën Farmasi, Carey iu drejtua publikut duke u shprehur: “Dhe meqë ra fjala, mos besoni gjithçka që lexoni në internet. Dhe mos më bëni të zemërohem tani”. Reagimi i saj u publikua edhe në platformën X nga një fans, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të këngëtares.

Shqetësimet nisën pas publikimit të videove nga koncerti i 17 nëntorit, ku gjatë interpretimit të hitit “Fantasy”, këngëtarja shihej duke ecur ngadalë dhe duke u mbështetur te kërcimtarët.

Në disa momente, ata dukeshin se e ndihmonin edhe gjatë lëvizjeve të koreografisë. Pamjet shkaktuan reagime të ndryshme, nga komentet ironike deri te shqetësimi i sinqertë i fansave për mënyrën se si po performonte artistja.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim se Mariah Carey po përballet me probleme shëndetësore. Videot e publikuara dhe komentet në rrjetet sociale nuk përbëjnë prova për gjendjen e saj, ndërsa vetë këngëtarja ka zgjedhur t’u përgjigjet kritikave duke u kërkuar fansave të mos besojnë çdo informacion që qarkullon në internet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.