E hënë, 23 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Mashtroi sikur kishte leukemi, arrestohet shqiptari që përfitoi mbi 189 mijë euro donacione
Lajme

Mashtroi sikur kishte leukemi, arrestohet shqiptari që përfitoi mbi 189 mijë euro donacione

Një histori e sajuar sëmundjeje dyshohet se i ka siguruar një të riu shqiptar rreth 190 mijë euro përmes donacioneve të qytetarëve në Kosovë dhe diasporë. Endrit Azemi është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka mashtruar njerëzit duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe se kishte nevojë për para për trajtim mjekësor.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, fushata për mbledhjen e fondeve ishte hapur më 9 nëntor 2026 në platformën online “GoFundMe”. Përmes saj, Azemi u kishte kërkuar qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në diasporë të kontribuonin financiarisht për shërimin dhe rehabilitimin e tij.

Shuma e mbledhur rezulton të jetë 189 mijë e 206 euro e 8 cent. Por verifikimet e autoriteteve mbi historikun shëndetësor të të riut kanë ngritur dyshime se ai nuk vuante nga sëmundja për të cilën kërkonte ndihmë.

Fushata nuk ishte zhvilluar vetëm në internet. Familjarët e Azemit kishin kërkuar kontribute edhe drejtpërdrejt në qytetin e Gjilanit, ku ishte vendosur një pikë për grumbullimin e donacioneve në shesh.

Edhe motra e tij kishte publikuar thirrje në rrjetet sociale, duke iu drejtuar qytetarëve me një apel emocional për të ndihmuar vëllain, me pretendimin se fondet do t’i shërbenin për t’i shpëtuar jetën.

Pas marrjes së informacioneve për rastin, Prokuroria dhe Policia e Kosovës nisën hetimet dhe urdhëruan bllokimin e shumave të grumbulluara në llogaritë bankare të identifikuara.

Endrit Azemi u arrestua më 21 nëntor, rreth orës 22:00, pasi ishte shpallur në kërkim policor. Me urdhër të prokurorit, ai u dërgua në ndalim për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale të mashtrimit.

Rasti ka shkaktuar reagime të shumta, pasi shumë qytetarë kishin dhënë para me bindjen se po ndihmonin një të ri të prekur nga një sëmundje e rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.