Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë dëmtuar rëndë çatinë e Spitalit të Pukës, duke bërë që një pjesë e saj të shkëputet dhe të bjerë mbi një ambulancë të parkuar në oborrin e institucionit.
Nga pamjet e siguruara, dallohen pjesë të drurit dhe llamarinës të shpërndara në ambientet e jashtme të spitalit, ndërsa dëmtime janë shkaktuar edhe në çatinë e urës lidhëse mes Urgjencës dhe godinës kryesore.
Nuk është hera e parë që çatia e Spitalit të Pukës pëson dëmtime nga kushtet atmosferike. Edhe dy vite më parë, reshjet e shumta dhe era e fortë shkaktuan probleme në këtë strukturë.












