Lider i opozitës shqiptare Sali Berisha, gjatë një konference shtypi në selinë e PD tha se, ‘edhe mediat jokombëtare transmetojnë 58 përqind të kohës për qeverinë’.
Berisha: Terri informativ dhe censura janë tipare kardinale të diktaturave dhe regjimeve autoritare, narkodiktaturave.
Në mënyrën më të përsëritur kemi paraqitur para jush, kemi denoncuar faktin tragjik se 90% e medieve kontrollohen nga qeveria.
Sipas vëzhguesve të pavarur, ky kontroll ushtrohet në lajme.
Ky kontroll ushtrohet në studiot e debateve.
Ky kontroll ushtrohet në linjat editoriale.
Dhe, kjo përbën një shndërrim të medieve në instrumente të të keqes banale, që përfaqësohet nga qeveria dhe mashtrimet e saj.
Para jush kemi paraqitur në mënyrë të përsëritur mediat e quajtura kombëtare, që për qëndrimet që mbajnë ndaj parimeve demokratike, janë antidemokratike dhe antikombëtare, të cilat në mënyrë të pamëshirë dhe në verbëri të plotë i kushtojnë Padrinos dhe organizatës së tij kriminale rreth 80-90 % të të gjithë kapacitetit të tyre informativ, debat, editorial, etj.
Kemi bërë një studim tjetër të medieve me licencë jokombëtare, të cilat për fat të keq ndjekin në një mënyrë ose në një tjetër ato kombëtare.
Pra, në këto media, siç e shihni, për qeverinë transmetojnë 58%, për opozitën 41%.
© SYRI.net
Berisha-medieve: Kohën që i jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, ish-Meçes dhe të gjithë ish-ëve të mi, llogariteni për PS-në
Skandali/ Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës
Alarmi për pensionet/ 4 në 10 shqiptarë të punësuar nuk paguajnë kontribute, informaliteti mund të zgjasë deri në vitin 2069