Monday, November 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptari në Kosovë përfitoi 190 mijë euro duke pretenduar leukemia; lihet në burg, si funksionoi skema e mashtrimit

timoni.al by timoni.al
November 23, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Shqiptari në Kosovë lihet në burg pas përfitimit të 190 mijë eurosh nga donacionet me mashtrim për leukemia
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur të caktojë një muaj paraburgim për Endrit Azemin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të mashtrimit. Vendimi erdhi pas pranimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore, e cila ka paraqitur dyshime se masa e paraburgimit është e nevojshme dhe se masat alternative nuk do të siguronin zhvillimin e duhur të procedurës penale.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Azemi dyshohet se, në periudhën nga 9 deri më 21 nëntor 2026, me paraqitje të rreme se vuante nga leukemia akute, ka grumbulluar gjithsej 189,206.80 euro nga qytetarë të ndryshëm. Prokuroria thotë se i pandehuri ka prezantuar dokumentacion të dyshuar si të falsifikuar, për të cilin pretendohet se ishte marrë nga spitali “Acibadem Altunizade” në Stamboll, duke deklaruar se do t’i nënshtrohej trajtimit jashtë vendit.

Sipas të dhënave në kërkesën e prokurorisë, shumica e fondeve, 162,522 euro, janë mbledhur përmes platformës së mbledhjes së fondeve “GoFund”, ndërsa 26,684.80 euro janë mbledhur përmes aktiviteteve të organizuara nga familjarët dhe persona të tjerë në qytetin e Gjilanit. Prokuroria vlerëson se këto veprime i kanë shkaktuar dëm material qytetarëve të ndryshëm dhe se i pandehuri ka përfituar pasuri në mënyrë të kundërligjshme.

Veprat për të cilat ngrihet dyshimi ndaj Endrit Azemit klasifikohen sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës: si mashtrim, nen 323 paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1, dhe neni 77. Në arsyetimin e vendimit për paraburgim, gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rreziqe ligjore që justifikojnë zbatimin e kësaj mase për të siguruar zhvillimin e procedurës penale.

Palët kanë të drejtë ta ankohen vendimin e gjykatës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Previous Post

Shqiptari në Kosovë lihet në burg pas përfitimit të 190 mijë eurosh nga donacionet me mashtrim për leukemia

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al