Jennifer Lopez thotë se prejardhja latine i kufizoi rolet në Hollywood, por përballet me kritika në rrjet

Deklaratat e Jennifer Lopez për vështirësitë që, sipas saj, i ka sjellë prejardhja latine në karrierën e aktrimit kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Këngëtarja dhe aktorja tha se fakti që nuk është e bardhë e ka penguar të marrë role të rëndësishme në Hollywood.

Në një intervistë për gazetën prestigjioze The New York Times, ylli me origjinë portorikane kujtoi se në fillimet e saj kishte pak mundësi dhe shpesh duhej ta krijonte vetë hapësirën në industrinë e filmit.

Të lidhura

None found

“Mendoj se arsyeja ishte se nuk isha aktorja tipike e bardhë”, tha Lopez, duke shtuar se kjo prirje, sipas saj, vazhdon edhe sot në Hollywood.

Ajo, 57 vjeçe, vuri në dukje se industria ka shënuar përparim sa i përket diversitetit, por aktorët që nuk përputhen me disa standarde ende hasin pengesa.

Lopez tha se nuk pret që të tjerët t’i ofrojnë mundësi, por mundohet t’i krijojë vetë: “Duhet ta hapësh vetë rrugën. Kur dua të bëj diçka, nuk rri duke pritur që dikush të ma propozojë. Përpiqem ta realizoj vetë”.

Megjithatë, jo të gjithë u bindën nga fjalët e saj. Disa përdorues të rrjeteve sociale vunë në pikëpyetje pretendimet, duke iu referuar suksesit që ajo ka pasur në Hollywood gjatë dekadave të fundit.

Tomi Lahren, bashkëprezantuese në Fox News, reagoi me ironi në platformën X: “Hahaha, po, sigurisht”.

Oli London kujtoi se Lopez ka interpretuar në 44 filma dhe se pasuria e saj llogaritet rreth 400 milionë dollarë. Aktorja Adrianne Curry-Rhode e kritikoi edhe më ashpër, duke i quajtur deklaratat “mashtrim në një nivel tjetër”.

Kritik i filmit Christian Toto komentoi pretendimet e saj në një prononcim për Fox News Digital. Ai tha se Lopez ka pasur punë të vazhdueshme për më shumë se dy dekada, duke lëvizur mes filmave të mëdhenj, koncerteve dhe muzikës.

“Sa aktorë pa punë do të jepnin gjithçka për të marrë qoftë edhe një pjesë të vogël të roleve që Hollywood-i i ka ofruar asaj?”, u shpreh Toto.

Lopez fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1997, kur interpretoi këngëtaren Selena Quintanilla në filmin biografik “Selena”.

Më vonë, ajo luajti në disa filma të suksesshëm, mes tyre “The Wedding Planner”, “Maid in Manhattan”, “Hustlers” dhe “Marry Me”, ndërsa njëkohësisht zhvilloi edhe karrierën e saj muzikore.


Shtuar më 23.11.2026 13:45

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobet girişjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş