Kanë nisur kërkime intensive për një luaneshë, e cila është parë duke u endur në periferi të Stambollit. Sipas zyrtarëve, kafsha është pikasur në veri të qytetit turk të dielën në mbrëmje. Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin kafshën teksa lëviz nëpër një lagje luksoze, të rrethuar nga pylli. Një banor tregoi se luanesha "u shfaq papritur" ndërsa ai po drejtonte makinën. Arda Koc tha për gazetën "Cumhuriyet": "Mora makinën dhe dola për një xhiro me shpresën se do ta shihja. Teksa po ecja me makinë, ajo doli papritur para meje. Në fillim u tremba. Menjëherë pas kësaj, njoftova policinë."