Top News – Panik në shkolla në Gjermani e Danimarkë / Mijëra fëmijë evakuohen: Vdekja ju pret
23/11/2026 13:45

Shkollat në të gjithë Evropën po tronditen nga kërcënime me bomba, me mijëra fëmijë që u përballën me evakuime masive në Gjermani dhe Danimarkë. Emaile kërcënuese janë dërguar në shkolla pa shpjegime, duke shkaktuar hetime në të gjithë kontinentin. Në Gjermani, rreth 450 shkolla u goditën nga kërcënime të frikshme të dërguara me email këtë mëngjes. Në këto emaile thuhej: "Vdekja ju pret". Policia e Freiburgut konfirmoi se kishte marrë kërcënime dhe tha se ka nisur një hetim urgjent. Policët gjermanë thonë se të gjitha emailet përmbanin të njëjtin tekst. Policët në Turingi po i hetojnë mesazhet si prishje të qetësisë. Autoritetet nuk po i trajtojnë kërcënimet e fundit si të besueshme, thonë raportet. Disa shkolla në Gjermani po këshillohen të mos evakuohen. Por disa mësues i kanë dërguar tashmë fëmijët në shtëpi mes kërcënimeve. Ekipet e policisë janë vendosur në disa nga shkollat e evakuuara. Edhe, në Danimarkë, shumë shkolla u tronditën nga kërcënimet. Policët vendas thanë se kryen kontrolle në "shumë shkolla", por i bënë thirrje publikut të qëndrojë i qetë. Policia nuk po u përgjigjet kërcënimeve vetëm me email por ka thënë se do të hetojë më tej nëse gjenden objekte të dyshimta. Kjo vjen pas një vale kërcënimesh me bomba që kanë shkaktuar kaos në të gjithë Evropën në javët e fundit. Emaile të ngjashme u dërguan në mijëra shkolla në Itali këtë muaj. Ndërsa kaosi përfshiu trafikun ajror më herët në nëntor, pasi kërcënime me bomba u regjistruan në një numër fluturimesh në të gjithë kontinentin.

Top News – Panik në Stamboll, një luan në arrati / Bisha endet në lagjen luksoze, operacion kërkimi
23/11 13:48
Top News – Panik në shkolla në Gjermani e Danimarkë / Mijëra fëmijë evakuohen: Vdekja ju pret
23/11 13:45
Top News – Hidhet ‘substancë e panjohur’ në koncert / Mijëra të evakuuar, panik në Britaninë e Madhe
23/11 13:44
Top Channel/ 14-vjeçari do vriste shokët në Greqi, nxënësi planifikonte një sulm me armë ndaj…
23/11 12:26
Top News – Mision i pabesueshëm, fundoset luftanija ruse / Zelenski ‘tregon’ aksionin pranë Libisë
23/11 12:10
Top News – Anija dy ditë në flakë, Rusia nis tërheqjen / E nxjerr nga ujërat finlandeze
23/11 12:08
Top Channel/ KFOR, mbështetje nga Gjermania: Jemi në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në!
23/11 12:07
Top News – Satelit me kokë bërthamore në orbitë/Sputnik-S, alarm në Gjermani, Rusia gati ta lëshojë
23/11 12:03
Top News – Alarm ajror, NATO ngre avionët / Dron rus mbi Rumani, dy F-18 vihen në ndjekje
23/11 12:03
Top News – Irani betohet: Do ta poshtërojmë armikun / Prezanton raketalëshuesin e ri
23/11 11:57
Top Channel/ Fundosja e anijes ruse në Libi, dronët u nisën “nga Shqipëria”? Reagon Zelensky!
23/11 11:56
Top Channel/ SHBA propozon garanci sigurie për Ukrainën si NATO: Reagon menjëherë Moska!
23/11 11:21
Top Channel/ Çfarë janë dronët-varkë të Ukrainës: Shkaktuan fundosjen e anijes ruse në Mesdhe!
23/11 11:20
Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36