Alarm për bombë në 450 shkolla në Gjermani dhe Danimarkë, nis hetimi me urgjencë Orari fleksibël, mundësia për të punuar nga shtëpia dhe turnet e përshtatura po shihen gjithnjë e më shumë si zgjidhje për të lehtësuar vështirësitë me të cilat përballen gratë gjatë ciklit menstrual, veçanërisht ato që përjetojnë simptoma të rënda.
Megjithatë, këto mundësi nuk janë të disponueshme për të gjitha punonjëset, pasi shumë profesione kërkojnë praninë fizike në vendin e punës.
Sipas një ankete të Institutit për Kërkimin e Tregut të Punës dhe Profesionit (IAB) në Gjermani, raportuar nga mediat e huaja, 45% e të anketuarve kanë mundësi ta organizojnë orarin e tyre të punës në mënyrë fleksibile, ndërsa 37% mund të punojnë nga shtëpia.
Gratë që përjetojnë shqetësime më të forta gjatë menstruacioneve janë veçanërisht të prirura t’i shfrytëzojnë këto mundësi, kur natyra e profesionit dhe kushtet e punës ua lejojnë.
Puna në distancë nuk është një alternativë për të gjithë. Punonjëset në kuzhina, restorante apo në shërbimin ndaj klientëve përballë banakut nuk mund ta kryejnë punën e tyre nga shtëpia.
Në këto raste, një zgjidhje mund të jetë organizimi më fleksibël i turneve, në mënyrë që punonjëset të kenë mundësi të përshtatin orarin sipas gjendjes së tyre fizike.
Një qasje e ngjashme mund të zbatohet edhe në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe social, ku prania fizike e punonjësve është e domosdoshme.
Një shembull vjen nga organizata e shërbimit të kujdesit intensiv “Kunterbunte Butterfliege”, në Grasberg të Saksonisë së Poshtme, për të cilën raportoi së fundmi RTL Nord.
Organizata merr parasysh ciklin menstrual dhe shqetësimet që mund të përjetojnë punonjëset e saj, nëse ato dëshirojnë ta ndajnë këtë informacion.
Top Channel