Kategoria Superiore pas javës së 12, Glen Daja, trajneri i javës, përzgjidhet dhe formacioni më i mirë Mësohet më në fund data kur do të jepet verdikti përfundimtar për finalen e shumëpërfolur të Kupës së Afrikës të vitit 2025 mes Senegalit dhe Marokut.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv bën të ditur se do të japë vendimin e saj të martën e 24 nëntorit pas apelit të bërë nga Federata Senegaleze e Futbollit.
Kjo e fundit nuk e pranoi aspak vendimin e Confederatës Afrikane të Futbollit(CAF) për t’i dhënë Marokut fitoren në tavolinë të finales së kompeticionit dhe kështu iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv duke regjistruar apelimin në 25 mars.
Në këtë rekurs, Federata Senegaleze e Futbollit kërkon anulimin e vendimit të CAF që e deklaroi Senegalin si humbës të finales të cilën e kishte fituar 1-0 pas kohës shtesë për mosparaqitje/tërheqje nga fusha e lojës dhe deklaroi fitues Marokun me rezultatin 3-0. Seanca në selinë e CAS në Lozanë të Zvicrës u zhvillua në 8 tetor me dyer të mbyllura.
Top Channel