CAS jep nesër vendimin përfundimtar, Senegali dhe Maroku presin se kush do të zyrtarizohet kampion i Afrikës

CAS jep nesër vendimin përfundimtar, Senegali dhe Maroku presin se kush do të zyrtarizohet kampion i Afrikës

14:00, 23/11/2026

CAS jep vendimin përfundimtar nesër për kampionin e Afrikës. Do të jetë një ditë një ditë vendimtare për Senegalin dhe Marokun.

CAS ka njoftuar federatat respektive se do të zyrtarizohet fituesi i Kupës së Kombeve të Afrikës.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të tregojë pas 310 ditësh se kush e meriton ta mbajë titullin në Afrikë.

Kujtojmë se sfida u luajt më 18 janar të këtij viti në Rabat.

Senegali fitoi në fushë me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë. Fillimisht ekipi kishte braktisur fushën për rreth 15 minuta, pasi u akordua penallti për Marokun.

Penalltia e Marokut u prit dhe Senegali fitoi në shtesë. Konfederata Afrikane e Futbollit vendosi pas ankesës së Marokut, që t’i jepte titullin këtyre të fundit.

Senegali reagoi duke e dërguar çështjen në CAS.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco