Policia ka zbardhur 6 vjedhje të ndodhura në Tiranë e Elbasan ndërsa ka arrestuar dhe dy hajdutët. Në pranga ka përfunduar Krenar Medja, 39-vjeç nga Lezha dhe Erind Lluko, 18-vjeç nga Tirana. Ata u zbuluan pas hetiemve të kryera, ndërsa 18 vjeçari ishte shpallur në kërkim më herët edhe nga komisariati numër 2 dhe 6 në tiranë si dhe ai I Korçës, po për të njëjtën vepër penale.